Paraditen e kësaj të mërkure, deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Nuk dihet arsyeja se përse është thirrur Dogjani nga SPAK dhe për cilën dosje do të japë shpjegime para oficereve të BKH-së.
Dogjani ka hyrë në SPAK rreth orës 10:00.