Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Fier. Rreth një orë më herët, një 64-vjeçar duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë drejtuesi i motorit, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.