Rreth katër vite më parë Afrona Dika dhe Blero Muharremi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Por pas dy vitesh ata vendosën që t’i jepnin fund lidhjes së tyre.
Në atë kohë ata bënin postime të ndryshme në rrjetet sociale, duke akuzuar njëri-tjetrin për arsyen e divorcit.
Por një ditë më parë në “Youtube” është publikuar podkasti “Talk With Afrona”, ku i ftuari i radhës ishte pikërisht këngëtari i njohur, ku çifti tregoi për herë të parë arsyen e ndarjes së tyre.
Si Blero ashtu edhe Afrona pranuan se kanë patur faj që martesës së tyre i erdhi fundi.
Gjithashtu këngëtari i kërkoi falje disa herë ish-bashkëshortes së tij për të gjitha gjërat që ka thënë kundër saj.
Ata u shprehën se nuk e kanë patur të lehtë ndarjen, por tani mllefi që ata kanë patur kundrejt njëri-tjetrit ka kaluar dhe i uruan njëri-tjetrit vetëm të mira.
Në këtë bashkëbisedim nuk munguan lotët, të qeshurat, pyetjet për vajzën e Bleros, por edhe pyetje ngacmuese.
Në një moment gjatë bashkëbisedimit, Blero e pyet Afronën:
Blero: A më don hala?
Afrona: Joo, Blerim. Humor i zi, tipik ti.
E pasi patën një shkëputje të shkurtër, kur iu rithyen bashkëbisedimit Blero e ngacmon sërish:
Blero: E lamë te pyetja ime që nuk u përgjigje.
Afrona e anashkalon kësaj radhe pyetjen dhe nis e flet për gjëra të tjera.