Antonin Barak është ndëshkuar me të kuq në ndeshjen e Republikës Çeke kundër Turqisë në EURO 2024.
Ai u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 20 minutash lojë, duke u bërë lojtari që përjashtohet më së shpejti në histori të kësaj gare.
Madje ai këtë karton e mori pas dy të verdhëve, pasi që të parin e kishte pranuar nëntë minuta më parë.
Baraku ia theu rekordin e zi Eric Abidalit të Francës i cili në EURO 2008 qe skuqur në minutën e 24-të.