Skandali në QSUT, nesër paralajmërohet për protestë përpara Ministrisë së Shëndetësisë

Skandali në QSUT, ku mjekët e Onkologjikut mashtruan dhe dërguan pacientët me kancer në një spital privat, ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në publik duke nxitur dhe një protestë.

Protesta është planifikuar të mbahet të mërkurën në orën 19.00, përpara Ministrisë së Shëndetësisë.

Protesta është planifikuar pas një hetimi të prokurorisë së Tiranës i cili ka arritur të zbulojë një skeme se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

Gjykata ka miratuar kërkesën e akuzës duke çuar para përgjegjësisë ligjore 8 persona në arrest shtepie dhe detyrim paraqitje per mjekë të spitalit onkologjik:

Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)

Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)

Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)

Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik)

Halil Gashi

Florian Marku


Shtuar 25.06.2024 17:45

Tags: