Pas vendimit të Apelit të GJKKO për dënimin me burg të Fredi Belerit, ka reaguar ambasadorja greke në Shqipëri, Konstatina Kamitsi, duke shprehur zhgënjimin në një deklaratë për mediat, pasi doli nga SPAK.
“Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështje ngrenë pikëpyetje, sa i përket objektivitetit të procesit, siç është çështja e shkeljes së prezymimit të pafajësisë, paraburgimi i zgjatur, dënimi jo proporcional dhe moslejimi i të drejtës së betimit.
Më gjithë dëshirën e popullin të Himarës, siç u shpreh ajo përmes procesit zgjedhor, bashkia drejtohet akoma edhe sot nga persona që nuk zgjedhur prej votuesve”, tha Konstatina Kamitsi.