Në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf ka nisur përballja mes Shqipërisë dhe Spanjës.
Ashtu si në ndeshjet e mëparshme të kombëtares shqiptare edhe mbrëmjen e sotme, tifozat kuqezi kanë dominuar stadiumin.
Sipas informacioneve rreth 40 mijë shqiptarë ndodhen në stadium nga 48 mijë vende që është kapaciteti i reduktuar për europianin.