Ish-banorja e Big Brother Albania VIP 3, Françeska Murati është përfolur shumë për një shtatzëni të mundshme, e kjo për shkak të postimeve të saj në rrjetet sociale.
Gjithsesi, ajo ka sqaruar se si qëndron e gjithë e vërteta në një program televiziv duke thënë se nuk është shtatzënë, por ka qejf që të bëhet nënë për herë të dytë, pse jo vitin tjetër.
“Jo, unë nuk jam shtatzënë, Jo, jo, jo. Unë nuk jam shtatzënë. Në fakt unë kam bërë thjesht një koment duke thënë: ‘Shihemi vitin tjetër në maternitet’, por kjo s’do të thotë që jam shtatzënë. Do të thotë që vitin tjetër mund ta mendojmë diçka, po e planifikojmë, kemi qejf, por nuk jam. Unë kam dëgjuar shumë njerëz, kam parë në rrjete që thonin se unë kam qenë shtatzënë përpara se të hyja në shtëpi dhe prandaj jam shëndoshur. Nuk janë të vërteta. Nuk jam shtatzënë. Unë kam një djalë dhe jam shumë e lumtur për momentin. Vitin tjetër? Do Zoti, pse jo”, tha Françeska.