Tifozët e Zvicrës shpalosin flamurin e UÇK-së në stadium

Mbrëmjen e sotme po zhvillohet ndeshja e radhës e kampionatit europian të futbollit “EURO 2024” që po mbahet në Gjermani.

Sonte luhet ndeshja e rëndësishme mes Gjermanisë dhe Zvicrës. Krahas golit të kësaj të fundit, vëmendje kanë marrë edhe tifozët zviceranë.

Bashkangjitur me flamurin e Zvicrës, në rreshtin e parë të tribunës së stadiumit, tifozët kanë vendosur edhe atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Shtuar 23.06.2024 21:54

Tags: