Lezhë/ Turizëm pa energji elektrike në Kune! Punimet e vonuara ne rrjetin e ri elektrik, po sjellin probleme

Teksa sezoni turistik ka nisur zyrtarisht dhe numri i pushuesve është gjithnjë në rritje, zona e Kunes në Shëngjin po përballet me mungesë të energjisë elektrike.

Kjo situate vijon prej tre ditësh për shkak të punimeve që po kryhen për rrjetin e ri elektrik, investim i cili nuk ka përfunduar ende.

Mungesa e energjisë po sjell pasoja mjaft negative për turizmin, duke vënë në vështirësi bizneset në këto ditë nxehta qershori, ku temperaturat kanë arritur deri në 40 grade celsius.

Ishte deklaruar se Shëngjini në tërësi nuk do të kishte probleme në furnizimin me energji, por në terren situata është krejt tjetër.

Nga ana tjetër OSHEE bën me dije se investimi për rrjetin e ri elektrik përfundon brenda pak ditësh, duke i dhënë zgjidhje furnizimit me energji elektrike në të gjithë Shëngjinin.


Shtuar 22.06.2024 09:19

Tags: ,