U kap duke drejtuar mjetin pa leje, arrestohet i riu nga Kosova, në Fushë-Krujë

Policia ka proceduar penalisht një 51-vjeçar në Durrës me iniciale L.B, pasi kishte ndërtuar pa leje një shtëpi druri në bregdet dhe po ashtu kishte vendosur disa shezlonge.

Gjithashtu është vënë në pranga një shqiptar i Kosovës, i cili është kapur duke drejtuar mjetin pa leje në aksin Fushë-Krujë – Laç.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasin L. B., 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, pasi në Bisht Kamzë, Durrës, kishte ndërtuar një ndërtesë prej druri pa lejen e organeve kompetente dhe kishte vendosur disa shezlongë dhe çadra në bregdet.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. A., 23 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Fushë Krujë -Laç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 16.06.2021 10:06