Një 41-vjeçar është ndaluar në Prrenjas, pasi goditi për shkak të detyrës punonjësin e shërbimit pyjor.
Ndalimi i 41-vjeçarit u bë pas kallëzimit të një punonjësi të shërbimit pyjor, në bashkinë Prrenjas, se më datë 13 qershor ky shtetas e kishte goditur me grushte, për shkak të detyrës.
Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u kryen kontrolle në banesën e 41-vjeçarit, ku u gjetën 400 litra naftë dhe 140 litra vaj lubrifikant për mjete, të dyshuara të kontrabanduara.
41-vjeçari akuzohet për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kontrabanda e mallrave që paguhet akcizë” dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”.