Luciano Spalleti ka folur në prag të ndeshjes Itali – Shqipëri, që luhet në kuadër të Euro 2024.
Trajneri i italianëve është i vetdijshëm që do ketë më shumë tifozë shqiptarë, megjithatë ai tregon se ndjen mbështetjen e gjithë popullit italian në fushë.
“Do të ketë pak emocione… Pak nga pak ndërsa afrohemi e ndjejmë këtë emocion të shndërrohet në diçka magjepsëse, do të jetë. Është e mrekullueshme për vendin tonë që do luajmë një ndeshje në këtë stadium. Do të ketë shumë tifozë kundërshtarë, por ne do të kemi 60 milionë në fushë sepse ato luajnë së bashku me ne”.
Kujtojmë se kjo ndeshje luhet në “Signal Iduna Park”. Takimi merr jetë në 21:00 dhe do jetë i pari për të dyja përfaqësueset në grupin B.