Opozita sot protestë para Bashkisë së Tiranës, paralizohet qendra e kryeqytetit

Këtë të premte, Partia Demokratike dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kanë njoftuar për  zhvillimin e një tjetër protestë kundër skandaleve të korrupsionit që shkaktoi dosja e drejtorëve hajdutë të Bashkisë, të cilët përmes kompanisë famëkeqe “5D” vidhnin paratë publike përmes tenderave abuzivë.

Opozita pritet të mblidhet në orën 11.00 para Bashkisë së Tiranës dhe kjo është protesta e dytë brenda javës, pas asaj të ditës së hënë ku u shënuan edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Ndryshe nga 11 protestat e mëparshme, sot demokratët do protestojnë zyrtarisht pas 3 vitesh me flamurin e Partisë Demokratike të rikthyer, sipas tyre, në shtëpi, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i kaloi vulën grupimit të Rithemelimit, të drejtuar nga ish-kryeministri në arrest shtëpie, Sali Berisha.

Ndërkaq edhe sot pritet të ketë një numër të madh të efektivëve të policisë, të cilët do të krijojnë gardhin në mbrojtje të institucionit vendor, ndërsa të gjithë akset rrugore të kryeqytetit që të drejtojnë tek bashkia do të jenë të bllokuara për lëvizjen e automjeteve.

THIRRJA E NËNKRYETARIT TË KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË:

Pak orë para protestës së radhës, një thirrje për bashkim të shtuar të qytetarëve në shesh do të vinte nga nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, për të kërkuar dorëheqjen e Kryebashkiakut, që sipas tij, fshihet nga përballja me të vërtetën, qytetarët dhe opozitën.

“Të bashkuar në flamur, të gjithë bashkë nesër në protestë!

Nesër të protestojmë kundra “zinxhirëve” simbol të korrupsionit që rrënjë të thella ka zënë në Bashkinë e Tiranës.

Nesër të protestojmë për një Tiranë të zhvilluar dhe që krijon mundësi për këdo.

Nesër të protestojmë për një Tiranë që nuk vidhet haptazi nën dritën e diellit!

Nesër të protestojmë për një Tiranë ku nuk abuzohet me taksat e qytetarëve dhe bizneseve!

Nesër të protestojmë për një Tiranë ku prona nuk dhunohet apo tjetërsohet në shkelje të ligjit!

Nesër të protestojmë për një Tiranë të pastër!
Nesër të protestojmë për një Tiranë me infrastrukturën e duhur arsimore!

Nesër të protestojmë për një Tiranë ku uji të mos mungojë në rubinetat e shtëpive tona!

Nesër në 11.00 të protestojmë të bashkuar në një flamur bashkë me qytetarët, të protestojmë deri në dorëheqjen e Kryebashkiakut që fshihet nga përballja me të vërtetën, qytetarët dhe opozitën”, apeloi Dorjan Teliti.

Shtuar 14.06.2024 08:25