Italia me mungesa ndaj Shqipërisë, talenti i Juventus nuk ia del përballë kuqezinjve

Nicolo Fagioli nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë të Euro2024 kundër Shqipërisë

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, nuk do të ketë të gatshëm mesfushorin për ndeshjen e parë të Euro 2024 kundër Shqipërisë.

Problemi i futbollistit është edema e kockave në fibul, siç raportohet nga Gianluca di Marzio dhe do ta ketë të pamundur të ndihmojë të kaltrit në sfidën hapëse.

Fagioli është nën kujdesin e plotë të mjekëve të skaudrës dhe do të rikthehet për ndeshjen e dytë kundër Spanjës.


Shtuar 13.06.2024 21:48