Plagosja e të riut në Shkodër, mister arsyet, çfarë thotë policia

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, në lagjen “Mark Lula”, plagoset me armë zjarri në këmbë i riu në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, të datës 09.06.2024, në lagjen “Mark Lula”.

Rreth orës 22:30, të datës 09.06.2024, në lagjen “Mark Lula”, është dëmtuar lehtë në këmbë dyshohet me armë zjarri pistoletë shtetasi N. P., 30-vjeç, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore u shoqërua në Komisariat për sqarimin e rrethanave.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


Shtuar 10.06.2024 07:38