Ilir Meta: Shqipëria konsiderohet si Kolumbi a e Europës, policia në shërbim të drogës e krimit

Në një konferencë për shtyp, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria konsiderohet si Kolumbia e Europës, ndërkohë që narkotrafikantët mbështetën edhe nga qeveria.

Gjithashtu, ai ka shtuar se policia është bërë palë duke u vënë në shërbim të drogës e krimit, ndërsa shtoi se gjatë protestës së mbajtur sot nga opozita para Kuvendit, u përdorën lëndë kimike kundër protestuesve.

“U rrëzua sot kërkesa me debat. Rama prej kohësh nuk raporton në Kuvend për krimin. Policia në shërbim të drogës e krimit. Përdori lëndë kimike ndaj protestuesve. Vetë Rama takon në zyrë e mbështet narkotrafikantët. Shqipëria konsiderohet si Kolumbi a e Europës”, tha ai.


Shtuar 6.06.2024 14:23