Një video e tmerrshme është shfaqur nga momenti kur një grua 24-vjeçare që “nuk kishte armiq” u qëllua në mënyrë misterioze nga një vrasës i maskuar, i cili më pas u largua me një motoçiklete.
Angélica María Herrera Osmán vdiq brenda ambienteve të biznesit të saj të dekorimit të festave më 27 maj, tha policia.
Nga pamjet e kamerave CCTV, duket personi i armatosur, i cili arriti në vendin e ngjarjes pranë qytetit të Bogota.
Agresori, i cili mban në kokë një skafandër, shihet dukezbritur nga motoçikleta dhe duke u drejtuar në një portë në rrugë përpara se të kuptojë se ka adresën e gabuar.
Ai del dhe shkon në dyqanin ngjitur dhe disa sekonda më vonë, me sa duket pas sulmit, ai vrapon në rrugë, drejt motoçikletës.
Agresori i paidentifikuar arratiset bashkë me një person tjetër, që ishte drejtuesi i motoçikletës.
Oficerët gjatën të pajetë 24 vjeccaren dhe në vendin e ngjarjes u gjetën katër gëzhoja plumbash.
Ajo kishte biznesin e saj të quajtur ‘Celebrando Ando’ , ndërsa ofronte dekorime për festat në lokalet.
Sipas kolonelit Luis Fernando Atuesta të Policisë Quindío, Angélica “ishte brenda biznesit të saj dhe pa shkëmbyer asnjë fjalë me autorin, ajo u qëllua disa herë”.
Motivi i vrasjes mbetet një mister, megjithëse policia ka përjashtuar mundësinë e grabitjes si motiv.
Policia dhe prokurorët thonë se Anxhelica nuk kishte probleme me askënd dhe as nuk kishte marrë ndonjë kërcënim.
Hetuesit studiuan pamjet e kamerave CCTV, të cilat tregojnë kalimtarët duke ecur në rrugë ndërsa dy sulmuesit shihen në sfond.
Angélica u diplomua në Universitetin e Quindío në 2023 me një diplomë në punë sociale përpara se të fillonte biznesin e saj.
Hetimet për vrasjen e saj vazhdojnë.