Kevin De Bruyne ka edhe 1 vit kontratë me Manchester Cityn. Belgu është shumë i kërkuar në ktë merkato, kryesisht nga skuadra të Arabisë Saudite.
32-vjeçari është një lider te “Qytetarët” dhe i aka dalë të fitojë shumë trofe me fanelën e citizëenëve.
Belgu në një deklaratë të fundit për “hlnsport”, ka theksuar se e mendon një transferim në Arabi pasi synon të fitojë shumë para, të cilat për 15 vite si futbollist në Europë nuk ka mundur t’i fitojë.
Siç duket De Bruyne zgjehd milionat e arabëve përpara trofeve dhe suksesit me anglezët. Një tjetër lojtar duket drejt largimit nga Europa.
“Propozimet saudite? Pra… në moshën time duhet të jesh i hapur për gjithçka.
Nëse luaj atje për dy vjet, do të jem në gjendje të fitoj një shumë të pabesueshme parash. Para kësaj më është dashur të luaj futboll për 15 vjet dhe ndoshta as të mos e arrij atë shumë!.
Për gruan dhe familjen time do të ishte një aventurë fantastike. Unë duhet të mendoj për të ardhmen time, ne jemi duke diskutuar në familje për këtë.
Ka mbetur edhe një vit në kontratën time dhe Man City, kështu që do të jetë koha të mendoj për të dhe të vendos”, ka deklaruar belgu.
View this post on Instagram