Kombëtarja kalon “testin” e parë para Euro 2024

Shqipëria ka fituar me rezultat të thellë 3-0 në miqësoren ndaj Lihtenshtajnit, ndeshje kjo e cila u zhvillua në Hungari.

‘Kuqezinjtë’ shkuan në pushim mes pjesëve me epërsi minimale 1-0, falë golit të shënuar në minutën e 31-të nga Armando Broja i cili u asistua nga Nedim Bajrami.

Shqipëria dominoi tërësisht gjatë kësaj pjese duke rrezikuar në disa raste portën e kundërshtarëve.

Shenjat e para të besuarit e Sylvinhos i dhanë në minutën e shtatë kur rrezikuan me Klaus Gjasulën i cili gjuajti jashtë portës.

Një tjetër rast të mirë për gol e pati edhe Arbër Hoxha i cili në minutën e 22-të iu afrua golit, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri kundërshtar.

Mundësi të artë shënimi pati edhe Jasir Asani i cili në minutën e 28-të ishte pranë golit megjithatë gjuajtja e tij shkoi pranë shtyllës.

Në pjesën e dytë Shqipëria vazhdoi me kontroll total të lojës përballë një kundërshtari që dukej pa ide në fushë.

Golin e tretë dhe atë që vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 3-0 e shënoi Ernest Muçi në minutën e 67-të pas një aksioni të bukur nga Shqipëria, duke çuar në rrjetë topin e kthyer nga shtylla.

Shqipëria kishte mundësinë të shënonte edhe golin e katërt me anë të Kristjan Asllanit i cili rrezikoi në minutën e 74-të por gjuajtja e tij u prit nga portieri mysafir.

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në aksion përsëri të premten, ku do të luajnë përballë Azerbajxhanit në miqësoren e fundit para fillimit të Euro 2024.


Shtuar 3.06.2024 21:54