Modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo solli në jetë ditën e sotme një djalë, emrin e të cilit akoma nuk e ka zbuluar, mirëpo ka ndarë me publikun një foto ku shfaqet në shtratin e krevatit, me të porsalindurin dhe partnerin.
“Mirënjohëse”, shkroi krahas imazhit të postuar në “instastory”.
Kujtojmë që modelja është në lidhje me futbollistin e famshëm, Merih Demiral.