Nëse gjendja e avokatit do të jetë e njëjtë, ditën e hënë mund të ulet doza e qetësuesve në mënyrë graduale dhe mund të shihet si do të reagojë pacienti. Ende asnjë gjurmë nga 3 autorë, i katërti i vetëdorëzua ditën kur u dhunua Sokol Mëngjesi. Në burg i dyshuari si organizator, Dritan Nano.
Avokati Sokol Mëngjesi vijon të jetë në intubim, në koma në spitalin e Traumës. Burime nga spitali bëjnë me dije për Report TV se avokati 45 vjeçar po mbahet në monitorim intensiv dhe do të pritet deri nesër për të parë reagimin e pacientit. Nëse gjendja e avokatit do të jetë e njëjtë, ditën e hënë mund të ulet doza e qetësuesve në mënyrë graduale dhe mund të shihet si do të reagojë pacienti.