Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, vihet në pranga 40-vjeçari në Vlorë

Këtë të shtunë, një 40-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e Policisë në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, G.Z., 40-vjeç banues në Vlorë është arrestuar.

40-vjeçari akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Teksa hetimet vijojnë, materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë,

Komisariati i Policisë Vlorë:

arrestoi shtetasin G. Z., 40-vjeç, banues në Vlorë pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;


Shtuar 1.06.2024 15:59