Këtë të premte, rreth orës 13:15, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Pirg, Maliq, ku shtetasi K. M., 27-vjeç, banues në Pirg, ka përfunduar në spital, pasi ka rënë nga lartësia.
Sipas informacioneve policore, i riu ka qenë duke rregulluar çatinë e banesës së një shtetasi, kur është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime trupore.
Pronari i banesës, ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 31.05.2024, rreth orës 13:15, në fshatin Pirg, Maliq, shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Pirg, duke rregulluar çatinë e banesës së shtetasit R. Z., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga çatia dhe ka marrë dëmtime trupore. Aktualisht 27-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve.
Ndërsa pronari i banesës, ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.