U largua disa ditë më parë, Olivier Giroud: Do të rikthehem te Milani

Olivier Giroud u largua nga Milani disa ditë më parë, për të nisur një aventurë të re në SHBA.

Sulmuesi francez iu bashkua ekipit të Los Angeles, me të cilët do të vazhdojë pjesën e mbetur të karrierës.

Por i pyetur së fundmi nëse do të rikthehet te Milani, apo në stadiumin “San Siro”, Giroud e ktheu përgjigjen me të qeshur.

Ai thotë se do të rikthehet në “San Siro” për të parë ndeshje, por pse jo edhe për të punuar në klub.

“Do të kthehem për të parë një ndeshje. Pastaj e ardhmja nuk dihet. Nëse do të doja të punoja për një klub Milani do të ishte maksimumi për mua (qesh)”, është shprehur Olivier Giroud.


Shtuar 30.05.2024 19:50