Fituesja e “Big Brother” përfundon në spital, çfarë ka ndodhur me Egla Cenon

Të hënën mbrëma u mbajt post ”Big Brother Albania Vip 3”, dhe që në nisje, moderatori Ledion Liço ka treguar se fituesja e emisionit, Egla Ceno ka pësuar një incident, pasi është rrëzuar.

“Tani për tani po rezistoj Ledion. Sapo të mbaroj postin do të shkoj të bëj një kontroll, por jam ok”, rrëfeu Egla.

Aktorja ka rënë nga shkallët para se të niste transmetimin i emisionit. Pas mbarimit të ”Post Big Brother” Egla është dërguar në spital dhe pasi iu nënshtrua disa kontrolleve, dhe mësohe se është në një gjendje të mirë shëndetësore.


Shtuar 29.05.2024 17:02

Tags: