U dënuan nga Agai/ Ç’po bën Baby G dhe Albano në shtëpinë e fakirit?

Albano Bogdo dhe këngëtarja Baby G që prej mbrëmjes së djeshme ndodhen tek shtëpia e fakirit, kjo pasi u dënuan nga Agai për shkak të thyerjeve të disa rregullave. Dyshja herë pas here komunikonin në anglisht, e cila është reptësisht e ndaluar si dhe kanë fikur mikrofonat gjatë kohës që flisnin me njëri-tjetrin.

Por duket se dënimin Albano dhe Baby G po e kalojnë me sportivitet. Mesditën e sotme, teksa qëndrojnë brenda rrethimit të shtëpisë së fakirit, Albano është munduar të komunikojë me kode me pjesën tjetër të shtëpisë, pra me fermerët e tjerë duke kërukuar të merte informacion prej tyre nëse kishte apo jo cigare për të.

“Përshëndetje të dashur miq, ju flasim nga Radio Fakiri. Shpresoj të na keni bërë buxhetin e të keni porositur cigare edhe për ne të tjerët. Ju përshëndesim me këngën “Kallma cigaren””, thotë Albano.

 


Shtuar 28.05.2024 18:54