“Këtu është bordello”/Fermerët revoltohen ndaj deklaratës së Robertit

Dijonis Biba dhe Robert Aliaj u përfshinë në një debat të ashpër.

Debati mes tyre nisi, pasi Dijonisi i tha Robertit se ai është i vetmi që mban syze natën. Fermeri iu përgjigj se ai nuk është një dele, por i veçantë. Kjo deklaratë e tij nuk u prit mirë nga Dijonisi, i cili iu përgjigj se sipas tij të tjerët janë dele.

Pas deklaratës së Robertit, i cili tha se nuk është dele, Albano e pyeti nëse ai ndihet si ujk në fermë dhe të tjerët janë bagëti. Fermeri iu përgjigj se ai foli për veten e tij dhe nuk quajti asnjë tjetër dele. Debati mes tyre, nuk u mbyll këtu, por vazhdoi më tej me Albanon, i cili i kërkoi shpjegim Robertit për diçka që ai tha në mëngjes.

Sipas Albanos, Roberti tha se “këtu nuk është shtëpi, por bordello”, deklaratë kjo që acaroi aktorin, i cili i kërkoi sqarime.

Pjesë nga biseda:

Albano: Ti je ujku?

Roberti: Jo vëlla, këtë po e thua ti. Unë thash s’bëj pjesë tek tufa e deleve, kaq.

Albano: Ngaqë mban syze?

Roberti: Po ky i vuri re syzet. Unë po i them Dijonisit për diçka që e ka parë, ju nuk kuptoni fare.

Albano: Kush nuk kupton. Çdo të thotë? Meqë na përgjithësove?

Roberti: Nuk ju përgjithësova unë, pse e përfshini veten?

Albano: Na the kur ishim të gjithë në mëngjes, bordello.

Roberti: Mos i jep tani.

Albano: I jap meqë u nis, ta mbyllim sot.

Dijonisi: Nuk e paskam dëgjuar këtë pjesë. Kush është bordello?

Baby G: Çfarë është bordello?

Xhesika: Shtëpi s* ksi.

Dijonisi: Nuk e kam dëgjuar.

Albano: Këtu nuk është familje, është bordello.

Roberti: A mund të futemi içik brenda

Albano: Pse? Ne po diskutojmë këtu.

Roberti: Kam ftohtë, ma do qejfi.

Albano: Tani na e shpjego, ç’ishte kjo? Ka femra këtu, ka burra.

Roberti: Ku prekesh ti nga gjërat që ndodhin në këtë shtëpi?


Shtuar 24.05.2024 13:49