Mbi 35 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Të paktën 35,709 palestinezë, janë vrarë dhe 79,990 janë plagosur në ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori, tha ministria e shëndetësisë e Gazës në një deklaratë të mërkurën.

Ndërsa 80,000 persona kanë mbetur të plagosur.

Izraeli vazhdoi ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm në enklavë.

Më shumë se shtatë muaj pas luftës, zona të mëdha të Gazës janë të shkatërruara mes një bllokade të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për “gjenocid” në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka urdhëruar Tel Avivin të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë akte gjenocidi dhe të marrin masa, për të garantuar dërgimin e ndihamave humanitare për civilët në Gaza.


Shtuar 22.05.2024 15:54