Për herë të parë në 2024-ën, kur do ta shohim “Hënën e Luleve”?

Hëna e plotë e majit, e njohur edhe si “Hëna e Luleve”, do të ndriçojë qiellin të enjten, më datë 23, duke ofruar një pamje spektakolare.

Ky emër vjen nga bollëku i luleve që lulëzojnë gjatë muajit maj. Ajo nënkupton rritje dhe rinovim në shumë kultura.

Hëna e luleve do të ndajë qiellin e natës me Antaresin, një supergjigant i kuq dhe një nga yjet më të shndritshëm.

Hëna e plotë e ardhshme do të jetë hëna e luleshtrydheve të premten, më 21 qershor. Kjo do të jetë hëna e parë e plotë e verës në hemisferën veriore dhe e dimrit në hemisferën jugore dhe do të ndodhë vetëm një ditë pas solsticit të verës në 2024.


Shtuar 20.05.2024 21:39

Tags: