“Po na ikën truri”/ SMS-të në SKY zbulojnë pritën e Behar Bajrit ndaj Durim Bamit, vëllai i Enver Stafukës ofroi 200 mijë euro

Pasi dështuan për të vrarë Durim Bamin në Sarandë, Gentian Bejtja fut në lojë edhe Naim Stafukën, vëllanë e Enver Stafukës së zhdukur në vitin 2015.

Naim Stafuka, është i interesuar për vrasjen e Durim Bamit, bashkë me Bejtjen pasi dyshon se ka dorë në zhdukjen e të vëllait.

Arben Ndoka, nis njerëz që të shohin bashkë me Naim Stafukën një ambient pranë Fushë-Krujës, që kanë informacion se është biznes i Durim Bamit.

Kjo gjë zgjat dy javë dhe Durim Bami, vijojnë të qarkullojë lirshëm nëpër Fushë-Krujë dhe kjo e acaron Bejtjen dhe Naim Stafukën.

Prandaj ata i thonë Ndokës se kjo punë duhet mbaruar shpejt pasi po rrezikojnë.

“Unë dhe Naimi po rrezikojmë shumë. Dje e kishin parë prapë Durin duke pirë kafe në Fushë Krujë të karriget jashtë”, i shkruan Bejtja në SKY Arben Ndokës.

“Unë një punë që e marr e mbaroj për një jave. Këta të Shijakut (e ka fjalën për Aldo Avdyli dhe Arben Mërkurin) njëherë thonë do vij pastaj nuk vijnë, po e zgjasim kot”, thotë ndër të tjera Bejtja.

Ai i kërkon Ndokës një maskë lëkure dhe thotë se e kryen vetë vrasjen e Durim Bamit bashkë me Naim Stafukën.

Nga ana tjetër, nipi i Arben Ndokës, Samueli i shkruan ish-deputetit të PS se nëse nuk e mbyllin me grupin e Shijakut dhe ata vetë që të vrasin Durim Bamin, atëhere duhet të marrin vrasës me pagesë nga Kosova.

“Ata vijnë dhe të mbarojnë punë,vetëm se kanë një javë punë në Greqi dhe kthehen”, shkruan Samul Ndoka.

Ndërkohë, Naim Stafuka rezulton se ka vënë në dispozicion 200 mijë euro për vrasjen e Durim Bamit duke ofruar shitjen e një objekti që na në pronësi “vetëm që të mbarojnë punë”.

Arben Ndoka lidhet edhe me Behar Bajrin, pasi mëson se Durim Bami ka për t’i dhënë atij një sasi parash. Behar Bajri, lidhet më herët me Bamin dhe e lenë që bashkë me Marklen Hakën do të shkonin në Shkodër.

Për këtë ai njofton edhe Arben Ndokën, duke i thënë se nëse shkonin në Shkodër, mund t’i godisnin aty.

Më pas, Behar Bajri lidhet prapë me Arben Ndokën dhe i thotë se Durim Bami ka nisur paratë, por vetë nuk kishte shkuar në Shkodër.

Në këtë mënyrë, shmanget një tjetër atentat ndaj Durim Bamit, ndërkohë që komunikimi nxjerr në pah se mes grupeve ka aleanca por edhe tradhti.

Diku Marklen Haka del si informator të Shullazi kundrejt Durim Bamit, nga ana tjetër rezulton në komunikime se do ta shoqëronte atë në Shkodër.

Ndërkohë, Behar Bajri rezulton se do ta priste në Shkodër Durim Bamin, ndërsa më pas njofton Ndokën për lëvizjet e tij që të bëhej gati ta godiste.


Shtuar 20.05.2024 15:02