Kryente grabitje bashkë me një kriminel famëkeq maqedonas, arrestohet shqiptari në Greqi (EMRAT)

Një kriminel famëkeq nga Maqedonia e Veriut dhe një shtetas shqiptar kanë rënë në prangat e policisë greke, të akuzuar për një sërë veprash penale. Fred Mykaj, 46 vjeç nga Mallakastra dhe Boban Ristevski, 45 vjeç nga Shkupi, akuzohen se të maskuar kanë hyrë në banesën e tre të moshuarve të moshës 68, 74 dhe 87 vjeç në Tripoli Arkadhia dhe nën kërcënimin e një arme imituese dhe një thike, i kanë lidhur dhe u kanë grabitur 19 mijë 65 euro dhe bizhuteri në vlerën 500 euro.

Pas disa minutash, e moshuara 68 vjecare ka arritur të zgjidhet dhe ka njoftuar policinë. Pas mbërritjes në vendngjarje dhe veprimeve të para, ka nisur operacioni dhe ndjekja e autorëve duke përfunduar me arrestimin e tyre në një pyll.

Nga hetimi rezulton se autorët kanë mbërritur në vendngjarje me një automjet tip “Suzuki Celerio” i marre me qera, të cilës i kishin vendosur targa të denoncuara të vjedhura në 10 maj 2024 në Tripoli. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë imituese, 1 kartë identiteti false kroate, 1 patentë false kroate, 4 celularë dhe sende të tjera.

Rezulton se Boban Ristevski, ka thyer lejen 8 ditore të marrë nga burgu i Hanias për periudhën 15-22.01.2024 dhe nuk ishte kthyer më. Të dy autorët rezultojnë me precedentë penalë, ndërsa Ristevski është dënuar për pjesëmarrje në rrëmbimin e pronarit të anijes Perikli Panagopoulos, për lirimin e të cilit u paguan 30 milionë euro.


Shtuar 18.05.2024 22:51

Tags: