EURO 2024 / Nga Xhaka e Shaqiri te Jashari, 6 shqiptarë në listën paraprake të Zvicrës

Kombëtaret po bëhen gati për pjesmarrjen e tyre në Euro 2024. Kombëtarja shqiptare do të jetë një ndër ekipet protagoniste në kampionatin europian.

Por shqip nuk do të flasë vetëm kombëtarja jonë, pasi edhe Zvicra do të ketë disa shqiptarë në listën e saj. Janë jo pak, por 6 të tillë që pritet të mbajnë veshur fanelën e “Helvetëve” në Euro 2024.

Në listën paraprake të publikuar të kombëtares sëe Zvicrës shihen: Granit Xhaka (Bayer Leverkusen), Xherdan Shaqiri (Chicago Fire), Ardon Jashari (Luzern), Andi Zeqiri (Genk), Uran Bislimi (Lugano) dhe Albian Hajdari (Lugano).

Lista paraprake e Zvicrës:


Shtuar 17.05.2024 16:29