“Gjaku do derdhet në shkolla”, si vepruan mësuesit për të mos trembur nxënësit pas alarmit për bombë

Pas emailit kërcënues për bombë të marrë nga shkollat e kryeqytetit, stafi mësimor ka ditur si të menaxhojë këtë situatë duke mos shkaktuar panik te nxënësit.

Policia bëri me dije se procesi mësimor po vijon normalisht, mirëpo dhjetëra nxënës u panë paraditen e kësaj të premte dukë lënë ambientet e shkollave të tyre.

Një nga mësueset në shkollat e Tiranës e cila tregoi për newsbomb dhe mënyrën që kanë ndjekur me qëllim për të mos trembur nxënësit.

Drejtorët e shkollave përkatëse kishin zhvilluar një mbledhje kur dhe kishin vënë në dijeni stafin arsimor dhe i kishin urdhëruar që të nxirrnin nxënësit për ekskursion, teksa në ambientet e shkollës kontrolli po vijonte nga policia.

Theksojmë se Policia e Shtetit “u ngrit në këmbë” mëngjesin e kësaj të premte pas emailit kërcënues për bombë në shkollat e kryeqytetit. Pas kontrolleve të zhvilluar rezultoi se alarmi ishte fals, ndërkohë kjo situatë po vijon të mbahet në monitorim./albeu.com


Shtuar 17.05.2024 10:50