Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rumani ku një 62-vjeçare është përdhunuar nga një 23-vjeçar afgan. Në një prononcim për mediat e huaja gruaja tregon detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë. Ajo rrëfen se kishte shkuar në kopshtin e saj për të mbledhur disa perime në momentin që i riu i është afruar dhe ka kryer aktin e rëndë. Gruaja tregon se ka tentuar të shpëtojë nga duart e tij teksa ka bërtitur edhe për ndihmë, por 23-vjeçari e ka dhunuar dhe gruaja nuk ja ka dalë të largohet.
“Shkova në kopshtin tim për të mbledhur domate. Unë bëj psikoterapi me të, vendos domate, speca… dhe brenda fshatit nuk ishte jashtë fshatit. Papritur, e pashë para meje. Unë bërtita “ndihmë, ndihmë”! Askush nuk më dëgjoi”, tha 62-vjeçarja.
Ajo tregon se i ka kërkuar të largohej dhe filloi të bërtiste, por më pas burri e ka sulmuaratë. E ka hedhur poshtë dhe siç ankohet 62-vjeçarja, i riu e ka përdhunuar.
“Pothuajse më la të gjymtuar. Tani për tani jam në spital dhe vertebra në mes është thyer, është plasaritur.
Ajo tregon se në një moment ka arritur të kapë një çekiç që ndodhej aty pranë, me të cilin ka goditur burrin në hundë dhe 62-vjeçari ka shpëtuar dhe ka nisur të vrapojë.