Ekzekutimi i efektivit në Fier, autori ende në arrati, vijojnë kërkimet

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Fier, ku efektivi i Shqiponjave Novruz Cenalia, u ekzekutua me armë zjarri, teksa ai shkonte për të marrë shërbimin.

Autori i vrasjes së policit në Fier është ende në arrati. Pasi qëlloi me një plumb në kokë efektivin që po shkonte të merrte shërbimin, 23-vjeçari Asllan Mernica, u largua nga vendi i ngjarjes.

Kërkimet për kapjen e tij vijojnë që prej ditës së djeshme, por deri më tani ende nuk ka asnjë gjurmë të autorit.

Policia ofron 30 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e 23-vjeçarit.


Shtuar 14.05.2024 08:27