Vrasja e Roan Brahimit, policia greke jep detaje

Ngjarja e rëndë e datës 9 Maj, ku u ekzekutua me armë zjarri 32-vjeçari shqiptar Roan Brahimi në Athinë, policia greke ka dalë në përfundimin se 32-vjeçari, baba i një fëmije të mitur, u u vra për larje hesapesh në Shqipëri, jo në shtetin fqinj.

32-vjeçari ishte i njohur për autoritetet shqiptare, pasi bënte pjesë në një grup kriminal dhe më parë ishte arrestuar për vjedhje.

Mediat greke, shkruajnë se 32-vjeçari së fundmi kishte frikë për jetën dhe fshihej në Dubai. Ai ndodhej në Greqi për Pashkët.

Më herët, u zbulua se Brahimi bënte jetë të dyfishtë. Ai kishte familje në Shqipëri dhe gjithashtu, kishte grua e fëmijë në Greqi.

Partnerja e tij, Katerina Beqo, 37-vjeç ndodhej me të në makinë në momentin e ekzekutimit.

Si ndodhi atentati?

Roan Brahimi, ishte duke udhëtuar mbrëmjen e së enjtes me një makinë luksoze Mercedes Benz A Class, nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, Katerina Beqo, kur drejt tyre u qëllua me breshëri plumbash. Dy plumba kanë rezultuar fatale për Brahimin, një plumb që e kapi në kokë e një tjetër pak më poshtë.

Sipas mediave greke, autorët kanë pritur momentin e duhur për të vrarë 32-vjeçarin, pasi nuk kanë dashur që të rrezikojnë djalin e tij. Sapo 7-vjeçari ka dalë nga makina dhe i është bashkuar fëmijëve në park për të luajtur, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt makinës ku ndodhej viktima.

Autorët e vrasjes së Roan Brahimit, i kishin rezervuar atij edhe vendin e parkimit. Përveç faktit që ata kishim mbajtur nën vëzhgim për një kohë të gjatë gruan dhe fëmijën e tij në Greqi, në pritje që Brahimi të bashkohej me ta, autorët ishin një hapa para edhe në ekzekutimin e ndodhur mbrëmje ne së enjtes.

Kush ishte Roan Brahimi?

Roan Brahimi, është një emër i njohur për Policinë Shqiptare dhe dyshohet se është i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale, që kanë prekur njerëzit e afërt të biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, i cili edhe vetë rezulton i zhdukur pa gjurmë.

Së pari, ai ka qenë i dyshuar për atentatin e ndodhur në mbikalimin e Milotit ku mbeti i vdekur kushëriri i parë i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij. Policia e Shtetit e kërkoi për ta marrë në pyetje, por ai rezultoi se nuk ndodhej në Shqipëri.

Po ashtu, ky 32-vjeçar është kërkuar të pyetet dhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Milot pas kohë pas vrasjes së Brilant Martinaj. Krahu i djathtë i Ervis Martinaj, u qëllua me breshëri arme pranë shtëpisë dhe për pasojë mbeti i plagosur rëndë, kurse shoku i tij Klisman Preçi ndërroi jetë.

Në të dy rastet, Roan Brahimi, nuk u arrit të ndalohej dhe të pyetjet. Familja mohoi që ai të ishte i përfshirë në këto ngjarje, sepse ndodhej jashtë shtetit.


Shtuar 13.05.2024 09:58