Rama ndan me ndjekësit një videokartolinë kuqezi nga aktiviteti në Athinë

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një videokartolinë të aktivitetit të djeshëm, të mbajtur në Athinë me bashkatdhetarë.

Në pamje duket kreu i qeverisë që nga momenti kur është në avion, e deri te takimi me pjesëmarrësit në aktivitet e fjalimet e mbajtura në stadiumin “Galastsi”.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë kuqezi nga Athina, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.


Shtuar 13.05.2024 08:41