Policia ka zbuluar një shtëpi bari në zonën e Kurveleshit në Tepelenë.
Pas disa informacioneve për prezencën e kanabisit në zonë, policia ka ndërmarrë një aksion, ku ka gjetur një ambient të mbyllur, e cila më pas rezultoi se ishte përshtatur si shtëpi bari, ku qenë instaluar drita rrezatuese për rritjen e bimës.
Sipas burimeve mësohet se janë zbuluar 230 rrënjë kanabisi deri më tani.
Sakaq, policia ka shoqëruar në Komisariatin e Tepelenës 5 persona, ku njëri prej tyre dyshohet se është kryesori në këtë vepër të jashtëligjshme.
Ndërkohë vijoni aksioni policor për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.