Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme nqytetin e Elbasanit. Enea Zylfullari 30 vjeç është qëlluar disa herë me thikë duke marrë plagë të rënda.
Ngjarja, sipas të dhënave paraprake ka ndodhur pas një konflikti të çastit pranë ish-Gjykatës së Elbasanit.
Ndërkohë policia e Elbasanit ka arrestuar autorin e kësaj plagosje, i cili është një 16-vjeçar i identifikuar me inicialet E.P, shkruan abcnews.
Ndërkohë policia po heton për të zbardhur të plota shkaqet e sherrit që çoi më pas në plagosjen e 30-vjeçarit.