E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja hidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Selaudin Bekteshi” pasi dyshohet se është hedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banon, shtetasja E. A., 26 vjeçe.

Sipas deklarimeve të familjarëve të saj, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

E reja është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.05.2024, rreth orës 21:25, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banon, shtetasja E. A., 26 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të familjarëve të saj, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

26-vjeçarja është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 1.05.2024 22:41