I ftuar ditën e sotme në ‘Big Brother Radio’ ka qenë moderatori Ronaldo Sharka.
Në edicionin e dytë të ‘BBV’ ai ka qenë një ish-konkurrent dhe shpesh e kemi parë të japë opinionet e tij lidhur me lojën e banorëve dhe ngjarjeve të fundit të ndodhura në shtëpinë e ‘BBV3’.
Sakaq i pyetur për tre opinionisteve që kanë qenë për çdo edicion në ‘BBV’, Ronaldo shprehet:
“Di të them që të treja gratë vajzat e bëjnë punën e vet shumë mirë, si Balina, si Zhaklina si Ori, por kjo është çështje preferenciale. E preferuara ime të paktën në linjën e opinioneve që ka dhënë por dhe për ‘Big Brother’ që ka bërë sepse unë mendoj që opinionistët janë gjithashtu lojtarë dhe janë banorët më të rëndësishëm të edicionit, për ta sjellë dhe menaxhuar lojën, për të bërë dhe lëmsh dhe mes tre vajzave zgjedh Zhakun sepse mendoj që të përballosh 4/5 milion shqiptarë kundër, për katër muaj mendoj që dhe një burrë me shumë këllqe nuk do e kishte përballuar.”.