Fillimi i romancës mes Selena Gomez dhe Benny Blanco bëri bujë pasi ky i fundit nuk është personazhi i famshëm më tërheqës.
Ai madje së fundmi ka bërë shaka për këtë cilësi dhe ka pranuar se këngëtarja bukuroshe po “bën bamirësi” duke qenë me të, nisur nga pamja e tij fizike.
Të lidhura
None found
Romanca nisi në fund të vitit 2023, kur Selena Gomez konfirmoi se pas vitesh beqare, ajo gjeti sërish dashurinë pasi filloi një lidhje me Benny Blanco, i cili më parë kishte punuar me këngëtaren.
Mirëpo, romanca nuk i ka kënaqur fansat e këngëtares, pikërisht sepse fiziku i Blanco-s nuk krahasohet me bukurinë e Selenës.
Mirëpo producenti i merr me humor këto kritika dhe madje i kupton: “Ajo po bën bamirësi me mua, është çmenduri”, megjithatë tha gjithashtu se e kupton që fansat e Selenës e urrejnë për pamjen e tij fizike.
