Mirlind Daku ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit rus, teksa ka gjetur një tjetër gol.
Sulmuesi gjilanas ka gjetur sërish golin, kësaj radhe në kuadër të xhiros së 26-të ku Rubin Kazan po përballet me Ural dhe Daku ka shënuar për 1-0.
Daku ishte i papërmbajtshëm në minutën e 43-të, duke kaluar disa kundërshtare e me një goditje të bukur me të djathtën e dërgoi në rrjetë.
Ky ishte goli i shtatë për futbollistin nga Gjilani, i cili ka asistuar edhe në katër raste të tjera për shokët e skuadrës.
Daku është një titullar i padiskutueshëm te Rubin Kazan dhe besimin e trajnerit po e shpërblen më së miri.
26-vjeçari po rezulton një nga lojtarët më në formë të Kombëtares së Shqipërisë dhe pret të jetë pjesë e listës së Sylvinhos për në Kampionatin Evropian që do të luhet gjatë kësaj vere në Gjermani. /Telegrafi/
1-0 Daku pic.twitter.com/HTy32D4kPN
— RPL Sky (@RPLNews_eng) April 29, 2024