Anëtari dhe ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në facebook për situatën politike në vend.
Braimllari është shprehur se në opozitë ka opozitarë të vërtetë dhe ‘fake opozitarë’ që as emrin nuk i përmendin dot Erion Veliajt.
Reagimi i Braimllarit:
Në opozitë ka opozitarë të vërtetë dhe ‘fake opozitarë’ që as emrin nuk i përmendin dot Erion Veliajt.
Ne kemi vendosur të qëndrojmë në betejë, jo për partinë, por për qytetarët.
Aksioni opozitar në Tiranë kundër Veliaj ka marrë përmasa të mëdha.
Bashkë me shumë qytetarë kemi protestuar prej vitesh në mbrojtje të Teatrit Kombëtar që u shkatërrua barbarisht nga Veliaj dhe drejtorët e tij të arrestuar.
Kemi protestuar në mbrojtje të banorëve të Unazës së Re, në mbrojtje të banorëve të Bulevardit të Ri të cilët u dhunuan barbarisht nga policia bashkiake e Veliajt.
Është koha që të bashkojmë të gjithë energjitë opozitare kundër hajdutërisë me Inceneratorin e Tiranës dhe aferën 5D ku pronari i vërtetë është në krye të bashkisë Tiranë.