Krahason lidhjen e Romeos me atë Donald-Beatrix, Erjola: Po bën lojë fiktive me Heidin

Sot gjatë prime-it, Erjola Doçi ka bërë një deklaratë që ka tensionuar marrëdhënien e saj me Romeon.

Ajo ka ngritur dyshime te lidhje me tij me Heidi Bacin, duke thënë se i duket fiktive dhe se i përngjan shumë me atë të vëllait të tij, Donald Veshajt me Beatrix Ramosaj.

Pjesë nga diskutimi:

Erjola: Jemi ne që e kemi suportuar tek puthja e parë, ne suportojmë apo diskutojmë çfarë shohim. Unë jam një nga personat. Historia po përsëritet, po bën një lojë fiktive me këtë vajzë. Po më duket diçka e parë në edicionet e kaluara.

Romeo: Më vdekshin robtë nuk e di për kë e ke fjalën.

Erjola: E kam fjalën për edicionin e parë, historinë me Donaldi dhe Beatrix.

Romeo: Çfarë lidhje ka kjo? Nuk është normale, je në terezi. Çfarë lidhje ke që më krahason me edicionet e tjera?

Ledjoni: Më duket krahasim i pavend.

Erjola: Zgjodhe të mos kaloje momente intime me vajzën.


Shtuar 27.04.2024 22:44