Arbëri ka dhënë mendimin e tij për sjelljen e Romeos kur Vëllai i Madh i bëri dhuratë qëndrimin në një suitë së bashku me Heidin , ku shprehet se Romeo nuk ka ndjenja ndaj Heidit dhe se bën çdo gjë për lojën.
Arbër: Është një situatë që ka ardhur nga Heidi që u mërzit. Që kur u dha dhurata dyshova por mendova që ishte me shaka kur tha a ka ndonjë kanal për një. Kuptova që uji i xhakuzit filloi të ftohej para se të vinte burri, kuptova që s’ka interes për këtë marrëdhënie por e rëndësishme është loja dhe kjo vlen për të dyja anët. Kemi të bëjmë me një çift që harxhon ujin e xhakuzit kot. Nuk ju ka interesuar suita fare. Ka një moment kur ti thua ne të dy duhet të kemi një bashkëpunim me njeri tjetrin sepse këta na sulmojnë.
Heidi: Nuk guxoj të mërzitem me të dashurin tim që është normale?
Romeo: E kam sqaruar me Heidn e nuk ka asnjë lloj keqkuptimi edhe në lidhje me dronin.
Arbër: Ata që futen brenda, ndezin xhakuzin i lejuat ju, nuk i lejuam ne. Secili nga ne ka të drejtë të japim opinioni e ti nuk kishe lidhje fare me suitën por tek loja. Fjalën bashkëpunim unë e marr ndryshe.Je shumë i vogël të më vesh kushte mua.
Romeo: Si jam i vogël?
Arbër: Në mendim.
Romeo: Unë nuk ofendoj.
Arbër: Nuk është ofendim.
Romeo: Më ke thënë rrugaç.
Arbër: Të kam thënë mos u sill si rrugaç.