Me anë të një postimi në llogarinë e tij social “Facebook”, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, njofton se ditën e nesërme 27 Prill, do të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë.
Konventa do të mblidhet në Pallatin e Kongreseve në orën 10:00.
“Pranvera nuk ndalet! Nesër në ora 10:00, në Pallatin e Kongreseve mbledhim Konventën historike Kombëtare për 5 prioritetet për 4 milion shqiptarë plus! “, shkruan Meta krahas nje pikture që ka publikuar në Facebook.
Nesër në Konventë do të caktohet statuti i i ri i partisë.
Gjithashtu, do të zhvillohen zgjedhet për presdidentin e partisë. Në garën për President të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk do të jetë i vetëm. Faik Basha do të jetë rivali i tij.
Bashkë me presidentin e PL, të shtunën do të zgjidhet edhe zv presidentja mes dy emrave: Erisa Xhixhos së propozuar nga Meta dhe Myrvete Asqerit.