Një bombë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në stadiumin e klubit të Bundesligës, Mainz.
Bëhet fjalë për një mjet shpërthyes 500 kilogramësh të ushtrisë amerikane që u zbulua të mërkurën gjatë punimeve të ndërtimit në zgjerimin e universitetit që ndodhet afër stadiumit.
Bomba u gjet në MEWA Arena, stadiumi i Mainz, që ndodhet në lagjen Mainz dhe ka një kapacitet prej 33,034 spektatorësh.
Për shkak të frikës nga një shpërthim i mundshëm dhe me qëllim që të mos dëmtohet askush, është planifikuar evakuimi i rreth 4600 banorëve që jetojnë në atë zonë, të cilët do të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre derisa zjarrfikësit të shpërthejnë pajisjen.
Ndryshe, Mainz po “rrezikon rënien” nga Bundesliga, por do ta ketë një ndeshje kundër Kolnit në fundjavë në shtëpi, që mund të jetë vendimtare.
Pavarësisht se bomba është gjetur, ndeshja nuk rrezikon të shtyhet dhe do të luhet normalisht siç ishte planifikuar.
Kjo nuk është bomba e parë e gjetur pranë stadiumit në Mainz. Edhe pse nuk ishte e kësaj përmasash, të hënën e kaluar më 15 prill u gjet një bombë e vogël, e cila më pas u eliminua pa rrezik për popullatën nga një shpërthim i vogël i kontrolluar. /Telegrafi/