Këshilli i Etikës i ka rekomanduar Rektoratit të UP-së pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit.
Xhevat Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Universitetit të Prishtinës se i kishte ngacmuar seksualisht. Ndërkohë, tash e disa ditë, Lëvizja Feministe ka protestuar duke kërkuar largimin e profesorit të Fakultetit të Edukimit.
Ndryshe, Lëvizja Feministe Studentore edhe sot kanë ndërmarr një aksion simbolik duke vendosur në derën e zyrës së profesorit Xhevat Krasniqi, disa shirit me të cilët zyra e tij është cilësuar si skenë krimi.
Ndërsa, të enjten e javës së kaluar kjo Lëvizje ka ndërprerë ligjëratën e profesorit Xhevat Krasniqi, i cili nga disa studente është denoncuar për ngacmim seksual.